Home Aktualitet Bylykbashi: A...

Bylykbashi: Alibeaj ka qëndrim përçarës në PD, njëjtë si Basha

149
0

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka lëshuar akuza drej grupit mbështetës të Lulzim Bashës, duke thënë se synimi i tyre është të mbajnë PD të përçarë. Për Enkelejd Alibejn, Bylykbashi thotë se po mban qëndrim si Basha, ndërsa shton se bazuar në statut ai nuk është kryetar i grupit parlamentar.

“Alibeaj përsërit të njëjtin qëndrim të Bashës. Qëndrimet e tij janë përçarëse, kanë qenë diskriminuese në mënyrën e drejtimit të grupit parlamentar.

Në spektin statutor, duke qenë se nuk është as nënkryetar i PD, dhe statute kërkon që kryetari u grupit parlamentar të jetë një nga nënkryetarët, nuk mund të jetë as kryetari i grupit parlamentar.

Statuti i 11 dhjetorit, i hoqi pushtetin kryetarit dhe ia ktheu organeve kolegjiale, Këshillit Kombëtar, dhe kryetari do të jetë një ekzekutues i vendimeve të tyre.

Po përpiqemi që ky proces që po shkon drejt 30 prillit, Kuvendit të PD, të ketë hapësirat më të mëdha gjithëpërfshirëse për anëtarin e thjesht, apo drejtuesit lokal”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit