Home KRYESORE Kreu i SPAK, ...

Kreu i SPAK, Altin Dumani bashkëbisedon me gazetarët për vitin 2023: Po hetohen të gjithë…!

695
0

Altin Dumani ose Njeriu i Vitit apo njeriu me shumë i vlerësuar nga publiku shqiptar, ka qenë sot në një bashkëbisedim me gazetarët.

Kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Sa i takon çështjes Berisha, kreu i SPAK tha “Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”-  ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës.

Ndërsa në lidhje me Arben Ahmetajt, zoti Dumani theksoi se “Arben Ahmetaj për ne është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. Smund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”.

Për McGonigal ai u pyet në kuadrin e një kallëzimi që është bërë në SPAK nga deputeti Gazment Bardhi ku Dumani konfirmon regjistrimin e procedimit dhe la të kuptohet se po kryhen hetime.

Altin Dumani tha ndër të tjera se “Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”.

I pyetur për telefonat Encro Chat dhe Sky Ecc, të përdorur nga policia apo zyrtarë të lartë, kreu i SPAK shtoi se “Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë policë, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita”.

Ndërkohë i pyetur për inceneratorin e Tiranës, Altin Dumani se “Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion. Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet”.

Përgjigjet e kreut të SPAK linin të kuptohej se të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit që kanë bërë shkelje apo korrupsion do jenë të hetuar dhe të penalizuar.

Altin Dumani ishte korrekt në përgjigje dhe konciz në sqarime.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit