Home Sporti Xabi Alonso: ...

Xabi Alonso: Duam finalen ndaj Romës, ja çfarë na motivon …

33
0

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka folur para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Roma-s, të planifikuar për t’u luajtur nesër në orën 21:00 në “BayArena”.

“Aspirinat” fituan me rezultatin 2-0 në “Olimpico” janë shumë të avantazhuar për të një biletë për në finale. Trajneri i skuadrës gjermane deklaron në konferencën për mediet se ekipi i tij duhet të kujtojë se vitin e shkuar u eliminuan nga ky kundërshtar dhe nuk duhet ta lejojnë që diçka e tillë të ndodhë sërish.

“Do të jetë një super ndeshje, me një super atmosferë. Është një gjysmëfinale evropiane, një rast i mrekullueshëm për ne. Më kujtohet se si na pritën tifozët vitin e kaluar ishte e pabesueshme.

Ne nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar, kur Roma na eliminoi, do të duhet ta përdorim këtë dhimbje për të  shkuar në finale dhe për gëzuar së bashku me tifozët tanë në fund të ndeshjes”, tha fillimisht spanjolli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit