Home Sporti Champions Lea...

Champions League/ Dortmundi mund Chelsea-n në aktin e parë, Benfica hipotekon kualifikimin (VIDEO)

181
0

Borussia Dortmund ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 në duelin e parë ndaj Chelsea-t në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Goli i vetëm u shënua nga Karim Adeyemi në minutën e 63-të, me një gol spektakolar duke qenë se e mori kontrollin e topit nga gjysmëfusha e tij. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, por ndeshja e kthimit është e hapur, duke parë dhe minutat pozitive të Chelsea-t në fund, që ju afruan shumë golit me Enzo Fernandez.

Benfica triumfoi në transfertë ndaj Club Brugge me rezultatin 0-2. Ndeshja u zhbllokua nga Joao Mario në minutën e 51-të të pjesës së dytë nga pika e bardhë. Ndërkohë, dy minuta para fundit të lojës shënoi të dytin Neres me portugezët që hedhin një hap të madh për kualifikimin në çerekfinale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit