Home Sporti Chelsea fiton...

Chelsea fiton me vuajtje ndaj Southampton dhe merr momentalisht kreun (VIDEO)

130
0

Chelsea rigjen fitoren në Premier League dhe për momentin dhe kreun e kampionatit. Blutë e Londrës morën një sukses 3-1, me shumë vuajtje kundër Southampton.

Në “Stamford Bridge”, Chalobah zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të, ndërkohë që Werner ju anulua një gol. Në pjesën e dytë Southampton luan me mirë, madje arrin që të gjejë dhe barazimin me kapitenin Ward-Prowse.

Ky i fundit do të bëhej protagonist për keq në minutën e 77-të, duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë pasi u ndëshkua me karton të kuq. Chelsea arriti që të gjente golin e avantazhit me Timo Werner. Në fundin e ndeshjes Chilëell shënoi dhe golin e tretë të ndeshjes. Armando Broja nuk ishte fare i pranishëm as në stol, për shkak të një marrëveshje mes klubeve për huazimin e tij.

/R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit