Home Sporti Inter, Milan ...

Inter, Milan dhe Napoli “hidhen” në sulm për Armando Brojën

262
0

Chelsea dhe Broja po planifikojnë të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni”. Ky ishte lajmi i bërë publik një ditë më parë nga Fabrizio Romano. Sipas gazetarit të njohur, “bomberi” do të rikthehet te Chelsea pas huazimit të dështuar te Fulham gjatë janarit, por rikthimi i tij do të jetë i përkohshëm, pasi blutë nuk e shohin si pjesë të projektit.

Ky lajm ka bërë xhiron në mediat italiane pasi për sulmuesin kuqezi ka një interesim të fortë nga shume klube në Serie A. Sipas mediave italiane, janë të paktën tre ekipe “big” që interesohet për shërbimet e Brojës, Inter, Milan dhe Napoli.

Sipas TuttomeracoWeb, Simone Inzaghi i ka kërkuar drejtuesve të klubit një përforcim në repartin ofensivë, mes disa alternativave është edhe emri i Brojës. Gjithnjë sipas mediave italiane, Piero Ausilo dhe Beppe Marotta kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë, pasi Broja është një profil që e njohin.

Jo vetëm Inter, situata është e ngjashme edhe në radhët e Milanit. Me apo pa Piolin në stol, është e qartë që Milan kërkon një qendërsulmues të ri për të zëvendësuar Oliver Giroud, me francezin që do të largohet në fund të këtij sezoni. Diskutimi është i njëjtë edhe për Napolin, me blutë që në fund të këtij sezoni duhet të gjejnë një zëvendësues për Osimhen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit