Home Sporti City ndalet n...

City ndalet në një barazim spektakolar kundër Newcastle (VIDEO)

60
0

Manchester City bën ndalesën e parë sezonale. Skuadra e Pep Guardiolës ka marrë një barazim spektakolar 3-3 në “St James Park”, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione.

Ilkay Gundogan kaloi kampionët në fuqi të Anglisë në avantazh në minutën e pestë. Gjithsesi, vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin brenda 11 minutave me golat e Miguel Almiron dhe Callum Ëilson. Në të dy rastet asistet u dhuruan nga francezi Allan Saint-Maximin.

Avantazhi u dha zemër vendasve që gjetën dhe golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë me Trippier, duke realizuar një super gol nga goditja e dënimit.

Gjithsesi City nuk u dorëzua, teksa do të gjente golin e dytë me Haaland dhe më pas Bernardo Silva do të baraspeshonte gjithçka. Manchester City pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, tashmë bën ndalesën e parë. Arsenali mbetet skuadra e vetme me pikë të plota, 9 pas tre ndeshjesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit