Home ShowBiz Çmimet &#8221...

Çmimet ”Grammy Awards”, ceremonia mund të shtyhet

38
0

Edicioni i 64-të i ceremonisë “Grammy Awards” aktualisht planifikohet të mbahet në Los Ancheles, të hënën e 31 janarit. Billie Eilish, Doja Cat dhe Justin Bieber, janë në mesin e yjeve të muzikës që kryesojnë nominimet për vitin 2022.

Sipas revistës “Billboard”, burime të shumta kanë deklaruar se ceremonia këtë vit mund të pësojë shtyrje për ca kohë. Kjo për shkak të situatës së vazhdueshme me pandeminë. Akademia e Regjistrimit e cila gjendet prapa organizimit të kësaj ngjarjeje, ende nuk ka bërë deklaratë zyrtare rreth këtyre spekulimeve.

Lajmi për shtyrjen e ceremoninë “Grammy” vjen pasi edicioni i vitit 2021 ishte shtyrë nga 31 Janari për në 14 Mars. Komediani dhe moderatori Trevor Noah, pritet të kthehet në rolin e prezantuesit për të dytin vit radhazi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit