Home Aktualitet CNN: Udhëtoni...

CNN: Udhëtoni në Shqipëri nëse doni të shmangni destinacionet me rrezik të lartë për shkak të pandemisë

475
0

Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë këtë verë, por duan të shmangin destinacionet që janë kategorizuar si me rrezik të lartë për shkak të pandemisë, kanë vetëm disa zgjedhje.

Mes tyre është Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit, shkruan CNN.

Për të tretën javë radhazi, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk shtuan asnjë destinacion të ri në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut më të lartë për udhëtime.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është Niveli 1.

Por pjesa më e madhe e vendeve tw Evropës mbeten ende në nivelin 4.

Mbretëria e Bashkuar, për shembull është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021.

Kjo e vendos Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut të gjitha në kategorinë e rrezikut “Shumë të lartë” për Covid-19.

CDC cakton një destinacion me rrezik të Nivelit 4 kur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë regjistrohen në 28 ditët e fundit.

Nuk është vetëm Mbretëria e Bashkuar. Shumë nga emrat e shteteve të mëdha në Evropë mbeten në Nivelin 4 edhe me fillimin e sezonit të udhëtimeve pranverore.

Më 11 prill, ajo listë përfshinte vendet e mëposhtme:
• Franca
• Gjermania
• Greqia
• Irlanda
• Itali
• Maltë
• Holanda
• Portugalia
• Spanjë

Në udhëzimin më të zgjeruar për udhëtimet, CDC ka rekomanduar shmangien e të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare derisa të vaksinoheni plotësisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit