Home Bota Codogno del n...

Codogno del nga makthi

6
0

Pak më shumë se një vit pas rastit të parë të infektimit me Covid-19, Italia është ndër vendet më të prekura në Europë nga virusi vdekjeprurës.

Lajmi i fundit është se është mbyllur në spitalin e Kodonjo (Codogno), pavijoni që pa pacientin e parë të prekur nga koronavirusi. Vetëm sot, pacienti i fundit i rikuperuar nga virusi doli nga ky seksion.

I angazhuar për mbi 15 muaj në luftën kundër virusit, përgjegjësi i këtij spitali shprehet i emocionuar. “Është një ditë që unë po e përjetoj me emocione të thella”, tha ai.

Kodonjo (Codogno) është një qytezë e vogël në Lombardi, ku u konfirmua rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus në Itali. Më 21 shkurt të vitit 2020 u diktua pacienti 0 në Itali, por edhe në Europë. Prej aty koronavirusi u përhap me shpejtësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit