Home Aktualitet Covid-19 në S...

Covid-19 në Shqipëri, Rakacolli: Jemi në situatë të qëndrueshme

34
0

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se jemi në një fazë të qëndrueshme të pandemisë, ndryshe nga vende të tjera të rajonit që kanë pasur rritje të rasteve të reja, përkeqësim të situatës.

Po ashtu Rakacolli u shpreh më tej edhe se 90% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar dhe të infektuar për herë të parë.

”Jemi më mirë se vitin e kaluar dhe merita është e gjitha e vaksinimit. Treguesit e vërtetë janë rastet e rënda dhe aty e shohim këtë gjë. Ndikimi i vaksinimit po vërtetohet çdo ditë e më shumë. Numri i të shkruarve në spital nuk ka qenë më shumë se 170 persona. Është një numër relativisht i qëndrueshëm. Shumica dërrmuese e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, të infektuar për herë të parë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit