Home Aktualitet David Wisner ...

David Wisner dhe znj. Allison Dyess takojnë Bordin e Këshillit të Ambasadorëve

58
0

Drejtuesi i ri i ambasadës amerikane në Shqipëri, David Wisner, është shumë aktiv në punën e tij qëkur ka ardhur në Tiranë. Takon zyrtarë, njerëz të kulturës, artit, diplomacisë, medias dhe këdo që ka vlera në këtë vend.

Ai ka informacion për gjithçka ndodh në Shqipëri.

Bordi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka pritur në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. David Wisner dhe znj. Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik.

Sipas njoftimit, Këshilli i Ambasadorëve ka ritheksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe kanë diskutuar përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE. Misioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është të mbështesë Politikën e Jashtme Kombëtare Shqiptare në emër të interesave të kombit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit