Home Aktualitet Deputeti i Lu...

Deputeti i Lushnjës: Kryeministri flet për satelitë, kurse fermerët nuk ndezin dot traktorët

458
0

Fermerët e Lushnjës kanë shkuar këtë të enjte para parlamentit për të protestuar kundër paketës së re fiskale që pritet të miratohet sot në Kuvend.

Bashkë me ta, ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Ky i fundit, tha se Kryeministri flet për satelitë me miliona e miliona euro, kurse fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha financiare e nuk ndezin dot as traktorët për të punuar tokat.

Fermeri do lekët në dorë. Deri dje thoshin që keni bërë magazina, por magazina nuk ka. Ata kërkojnë të kontrollohet bursa, se sa shiten realisht fruta-perimet. Nëse fermeri do të subvencionohej me kg, kjo do të rregullonte informalitetin.

Ministrja e bujqesise thotë 3.2 milione euro kam unë, e nuk iki dot te Rama pasi kam frikë. A është kaq problematike kjo. Me këtë buxhet që po kalon sot, këta vitin tjetër janë të falimentuar. Gjatë gjithë kohës ne shkojmë dhe i premtojmë që do zbresim kometën. Shkojmë te satelitët, por kemi traktorët që nuk ndizen. Këta nuk marrin koston e fidanëve që kanë mbjellë. Kjo qeveri që unë kam ngritur kaq shumë zërin, nuk çoi një grup të verifikonte. Kujt nga këta fermerëve i ka dhënë lekë për plasmasët kjo qeveri? Asnjëri s’ka marrë”, tha Korreshi. Me tej deputeti tha se qeveria duhet të dëgjojë hallet e bujqëve pasi po shkatërrohen. Ata nuk nxjerrin as lekët që kanë investuar.

Por para deputetit të PD ka qenë ish-zv/kryeministri i PS, deputeti Erjon Braçe që ka folur për këtë problem, bile ka bërë sherr në komisionin parlamentar por askush nuk e ka dëgjuar deputetin e PS.

Bujqit thonë se si ka mundësi që kryeministri do japë 135 milionë euro për satelitë, ndërkohë që me kaq euro do rregullohej krejt bujqësia shqiptare.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit