Home ShowBiz Dëshira e çud...

Dëshira e çuditshme e mbretit Charles për datëlindje: Të mos dëgjojë më për…

31
0

Mbreti Charles III mbush sot 75 vjeç. Kjo është një datëlindje historike, pasi kjo është ditëlindja e parë e monarkut që nga kurorëzimi i tij zyrtar i shumëpritur majin e kaluar.

Sipas thashethemeve, Charles III ka organizuar një darkë në Kështjellën Windsor me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, motrën e tij Anna dhe djalin e tij të madh Ëilliam me gruan e tij Kate dhe tre fëmijët e tyre: George, Charlotte dhe Louis. Ndërsa Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të marrin pjesë. Ata janë në Kaliforni.

Sipas tabloidëve britanikë, monarku absolutisht nuk donte të dinte për djalin e tij më të vogël dhe nusen e tij amerikane. Aq sa organizatorët i kanë porositur të ftuarit të mos përmendin emrat e Harry-t dhe Meghan-it gjatë festimeve të ditëlindjes mbretërore.

“Mbreti është i vendosur të festojë ditëlindjen e tij të 75-të pa asnjë ndërprerje. Ai nuk dëshiron që dita t’i nxihet nga njerëzit që nuk janë aty”,-tha një burim i brendshëm. Marrëdhënia mes babait dhe djalit është përkeqësuar vitet e fundit pasi Harry dhe Meghan Markle bënë disa deklarata negative kundër familjes mbretërore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit