Home Aktualitet Ditmir Bushat...

Ditmir Bushati uron socialistët: PS ka ende mundësi që të qeverisë për të gjithë

9
0

Ditmir Bushati i cili më herët i ka etiketuar lidershipin dhe zyrtarët e qeverisë Rama, si “ekzekutorë të gjakderdhjes financiare të Shqipërisë”, ka bërë një urim me rastin e 30 vjetorit të forcës politike nga e cila kryetari i saj me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit, e la jashtë garës për deputet në parlamentin e ri.

Sipas ish-ministrit dhe ish-deputetit socialist, PS ka ende mundësi që të qeverisë për të gjithë (jo për një pakicë) dhe të bashkëpunojë me të gjithë.

Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë!

Me kontributin dhe eksperiencën e trashëguar në vite, gërshetuar me burimet e pashterrshme njerëzore, PS ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtetbërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë, dhe zotimet i ndërmerr për një të ardhme më të denjë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Bushati në faqen e tij në Facebook, me ratsin e 30 vjetorit të Partisë Socialiste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit