Home Aktualitet Dom Ndoc Nika...

Dom Ndoc Nikaj, kapidani i Mirditës Preng Bib Doda dhe Nikoll Ivanaj, fotografuar në oborrin e kullës së Gjomarkajve në Shkodër, në vitin 1918!

341
0

Nga Gjergj Marku-

Historia/Dom Ndoc Nikaj, kapidani i Mirditës Preng Bib Doda dhe Nikoll Ivanaj, fotografuar në oborrin e kullës së Gjomarkajve në Shkodër, në vitin 1918!

Në një raport që Luigj Gurakuqi, Hysein Vrioni dhe Et’hem Vlora, i dërgonin Qeverisë në Vlorë, në gusht të vitit 1913, ndër të tjera shkruanin:
“…Ç’në ditë e para nisën të bajmë shumë të pjekuna e marrëveshje si me të krishtenë si me muhamedanë të Shkodrës e me disa edhe nga Krenët e Maleve të Dukagjinit e të Mirditës, etj. Si erdh Preng Bib Doda në Shkodër, ku të gjithë populli e priste me padurim e që pati nderime të mëdhaja, të pjekunat e marrëveshjet t’ona u ban ma të denduna e ma miqësisht. Ditë për ditë mbledhje të mëdhaja u mbajtën ja në Klub të Shkodrës ja në shtëpi të Preng Bib Dodës, e në të gjitha bisedimet që u banë, u pa sheshazi në të gjithë dëshiri i paqit, i bashkimit, i lidhjes. Qëllimi ynë ishte si e si të pjekim e t’afrojmë ndë një mendim e ndë një dëshirë të vetëm Krenët e Malevet, të Fushave e të gjytetit të Shkodrës; këto qëllime e dëshira i gjetëm në të gjitha mendjet e zemrat, kështu që puna jonë u lehtësua tepër e na dha premtime të mira. Batori ma i madh e ma i lartë i bashkimit e i marrëveshjes në krahinë të Shkodrës, asht sot për sot i përndershmi Preng Bib Doda i Mirditës, i cili përveç emnit e nderimit që ka kudo n’ato vise, ka edhe një mënyrë fjale e veprimi aq të arsyeshëm që lidh, afron e bashkon…”
• Raporti i plotë, është botuar në revistën “Leka”, Nr. 4-5, viti 1938.
Luigj Gurakuqi, Hysein Vrioni dhe Et’hem Vlora ishin të dërguarit e Qeverisë së Vlorës në Shkodër dhe krahinat e Veriut të Shqipërisë. Në raport ndër të tjera theksohet fakti i ndikimit të madh që kishte kapidani i Mirditës Preng Bib Doda ndër krerët e malësive të Veriut dhe në parinë e qytetit të Shkodrës, por edhe nderimin e madh që gëzonte. Më vonë, Prenga u emërua Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Vlorës.
Julian Vlashi

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit