Home Euro 2020 Portieri ital...

Portieri italian Donnarumma: Nuk e kuptova që kishim fituar ndaj nuk festova në moment!

7
0

Gianluiggi Donnaruma ishte heroi i Italisë në finalen e kampionatit Europian, por portieri i talentuar nuk e kuptoi që Kombëtarja e tij kishte fituar ndaj dhe nuk festoi menjëherë.

“Betohem që nuk e kuptova që kishte mbaruar. Pashë nga gjyqtari nëse ishte gjithçka në rregull me penalltinë e pritur, e më pas mu lëshuan shokët e skuadrës dhe sërish nuk po kuptoja asgjë, derisa shpërtheu festa. Kur e humbi Jorginho mendova që nuk do fitonim më, por për fat ia dolëm.

Për momentin po shijoj kupën, do shkoj me pushime e më pas do flas për të gjitha. A më vjen keq që u largova?! Do jem gjithmonë një tifoz i Milanit, më pas do e them dhe unë versionin tim. Do jem gjithnjë kuqezi dhe i uroj çdo të mirë skuadrës.  Topi i Artë? Kam dëgjuar që flitet, por nuk e mendoj”, tha Donnarumma.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit