Home Aktualitet Dritan Leli r...

Dritan Leli refuzon sërish mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Këshilltarët: Po shmang përballjen dhe llogaridhënien

6
0

Kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli refuzon sërish mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar.

Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit “Petro Marko”, por dyert e tij janë mbyllur sërish. Anëtarët e Këshillit bashkiak kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur. Këshilltarët kanë akuzuar kreun e bashkisë se po shmang përballjen dhe llogaridhënien.

Edhe pse pa praninë e kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli, Këshilli Bashkiak është mbledhur në teatrin “Petro Marko” dhe ka miratuar ndihmat ekonomike për qytetarët. Në rend të ditës, ka qenë miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, e cila është miratuar.

Ndërkohë kryetari i bashkisë, Dritan Leli lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të agjendës së planifikuar. Ky i fundit e kishte thirrur zhvillimin e mbledhjes një ditë më parë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit