Home KRYESORE Duka mesazh p...

Duka mesazh prekës për vdekjen e ish-portierit të njohur, Vladimir Ajazi

633
0

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë, Vladimir Ajazi, ish-portieri i Lokomotivës së Durrës dhe përfaqësueses Shpresa. Ai i përkiste brezit të lojtarëve të viteve ‘70-’80, që spikatën në futbollin tonë.

Pasi vari dorezat në gozhdë, Ajazi punoi si zëvendës-trajner në ekipin e Lokomotivës dhe në kombëtare në kohën e Brigelit dhe trajner me ekipet e moshave. Vladimir Ajazi ka lënë kujtimet më të mira si futbollist, trajner dhe një qytetar i nderuar dhe i respektuar.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka publikoi një postim për ndarjen nga jeta të ish-gardianit duke ndarë dhe fjalë prekëse për të ndjerin Ajazi.

I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim dhe ish-futbollistit të njohur, Vladimir Ajazi. Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit dhe i ekipit kombëtar Shpresa në vitet ’70, ai ishte pjesë e brezi të artë të futbollit durrsak që ka hyrë në histori dhe ka mbetur në memorien kolektive të qytetit bregdetar.
 
Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Lad Ajazi vazhdoi të jepte kontributin e tij të vyer për futbollin dhe ka punuar si trajner i portierëve në Kombëtare.
 
Ladi do na mungojë të gjithëve, do i mungojë familjes së tij dhe ne, miqve të tij panumërt që e donim dhe e vlerësonim për karakterin dhe personalitetin e tij të spikatur. Një burrë serioz e i besës, fjalëpak e korrekt dhe një mik i mirë.
 
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajazi për këtë humbje. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për Durrësin dhe për futbollin shqiptar. U prehtë në paqe!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit