Home Sporti E ëma e Mbapp...

E ëma e Mbappe surprizon të gjithë: Po bisedojmë për rinovimin me PSG!

106
0

Fayza Lamari, e ëma e Kylian Mbappe ka zbuluar në mënyrë surprizë për Le Parisien se djali i tij mund të vijojë ende karrierën te PSG edhe në sezonet e ardhshme.

“Në këtë moment po diskutojmë për rinovimin e kontratës dhe gjërat po shkojnë mirë. Kemi folur edhe me Leonardon të hënën e kaluar. A do të gjeni një marrëveshje? Një gjë është e sigurt: Ai do të japë gjithçka për të fituar Champions league”, deklaroi e ëma e futbollistit.

Vetë francezi ndërkohë në ditët e fundit ka shpjeguar se kishte kërkuar largimin nga PSG gjatë verës, por klubi parisien nuk e lejoi për t’u transferuar në Madrid. Në harkun e pak muajve e ardhmja e Mbappe mund të marrë një tjetër drejtim. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit