Home Sporti E kërkon gjys...

E kërkon gjysma e Europës, Asllani: Jam i përqendruar te Empoli, nuk e prisja ftesën nga Kombëtarja

148
0

Kristjan Asllani ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja jonë pas formës fantastike që po tregon te Empoli. Edhe pse është vetëm 20 vjeç ofertat për të në ditët e fundit kanë qenë të shumta. Në konferencën për mediat nga Spanja, ai tha se nuk e priste ftesën, ndërkohë që theksoi se për momentin nuk kërkon të flasë për merkaton.

“Jam shumë i lumtur, unë Kombëtaren e shihja vetëm në TV dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua. Nuk e mendoja, nuk e besoja, por erdhi kjo ftesë, shpresoj të bëjmë mirë dhe ndihem mirë. Spanja nuk na tremb. Këto tre ditë kanë qenë shumë të bukura. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Unë do jap maksimumin dhe shpresoj t’i jap ndihmë Kombëtares. Kampionati italian është shumë i vështirë dhe kur vjen këtu ndihesh më mirë.”

Me cilin mesfushor të Kombëtares ndër vite mendon se ngjason? “Nuk e di, këtë mund ta thoni ju që e shikoni sportin nga jashtë.”

A do debutosh në ndeshjen me Spanjën? “Nuk e di, këto gjëra i di trajneri. Unë jam i përqendruar te stërvitja dhe ndeshja dhe shpresoj të na vinë shumë tifozë.

Zërat në merkato? Unë nuk e di, nuk i kam shumë qejf zërat e merkatos. Vetëm mendoj për Empolin dhe do bëj gjithçka për të ndihmuar skuadrën”, deklaroi Asllani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit