Home Sporti E KONFIRMUAR/...

E KONFIRMUAR/ Asllani firmos nesër me Interin, në Milano do të zbarkojë dhe Lukaku

45
0

Dita e nesërme do të jetë e rëndësishme për Interin, që do të zyrtarizojë dy goditje në merkato. Romelu Lukaku pritet të mbërrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën që është e vlefshme deri në fund të sezonit.

Ndërkohë mediat italiane kanë konfirmuar se do të kryejë vizitat mjekësore edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i ditëlindjes 2002, do të mbërrijë nga Empoli në formë përfundimtare.

Bëhet fjalë për një operacion që arrin vlerën e 14 milionë eurove, plus dy bonus. Futbollisti shqiptar ndërkohë do të firmos një kontratë për 5 sezone. Dy lëvizje të rëndësishme për ekipin e Inzaghit që kërkon rikthimin te titulli kampion. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit