Home Sporti E krahasuan m...

E krahasuan me Usain Bolt për shpejtësi, atleti e ironizon Mbappe: Edhe femrat janë më të shpejta se ai!

60
0

Vrapimi spektakolar Kylian Mbappe gjatë golit 2-0 të Paris Saint-Germain kundër Real Sociedad-it i impresionoi të gjithë, deri në atë pikë sa disa shkuan pak më tej, duke bërë krahasime të ekzagjeruara.

BBC shkroi se Mbappe nëse do të vraponte me një shpejtësi të tillë do ta bënte 100 metra për 10 sekonda e 9 të dhjetat, “vetëm” 1.3 sekonda nga rekordi botëror i vendosur nga Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Atletikës në Berlin 2009 (9″58).

Shprehja “pak më shumë se një sekondë” nga rekordi botëror padyshim që mori kritika të forta dhe u prit me habi, indinjatë dhe sarkazëm.

I pari që u përgjigj ishte vetë xhamajkani, i cili u pyet nga atleti Andreas Trajkovski: “Qesha kur e pashë. Vajzat janë më të shpejta”, u përgjigj privatisht kampioni i shumëfishtë olimpik, duke kujtuar se rekordi i femrave në distancë, që i përket Florence Griffith-Joyner, është 10″49. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit