Home KRYESORE Edhe PD-ja e ...

Edhe PD-ja e krahut të Alibeajt në Elbasan kërkon të mbështetet vetëm Luçiano Boçi

610
0
Përçarja në Tiranë e drejtuesve të PD, nuk pranohet në bazën demokrate të cilët, pvarësisht krahëve që mbajnë, janë të vendosur që të ketë vetëm një kandidat dhe ai të jetë fitues.
Në fillim këtë e bëri dega e PD Mirditë, ku firmosën të gjithë, qoftë nga Berisha apo dhe nga Alibeaj, se duhet të dilet vetëm me një emër.
Ndërkohë dje doli edhe dega e PD së Elbasanit, të cilët kërkuan që vetëm Luçiano Boçi të jetë kandidati për krejt opozitën. Po kështu po kërkohet edhe për Igli Carën në Durrës.
Nga Eugen Isaj, kryetar i degës së PD (krahu i Alibeajt) për Bashkinë Elbasan-
65 ditë përpara zgjedhjeve, Elbasani është përpara sfidës së madhe për të sjell ndryshimin, për të bërë të mundur mireqeverisjen për çdo qytetarë të Elbasanit, për të ofruar më mirë shërbimet për qytetarët.
Që ndryshimi të jetë i mundur, opozita, Partia Demokratike, e ka të domosdoshme të prezantohet me një kandidat unik e fitues.
Nga selia e Partisë Demokratike, nga një pjesë e Partisë Demokratike, është propozuar si kandidat kolegu Luciano Boci.
Në emër të Partisë Demokratike Dega Elbasan, dua të shpreh vullnetin tonë të plotë, që zoti Boci të jetë kandidat unik i të gjithë demokratëve.
Zoti Boci ka dalë kandidat nga selia e PD Elbasan dhe ka përgjegjësinë të jetë kandidat i PD Elbasan. Prandaj thirrja ime sot është të lëmë mënjanë konfliktin e shkaktuar në qendër dhe që është shtrirë deri në bazë, dhe të jemi të gjithë bashkë me një kandidat, kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Demokratët dhe qytetarët e Elbasanit presin sot që ne të bëjmë betejë për to, por të sjell ndryshimin, për të mundur Edi Ramën. Betejat për të tjerët, për individët, nuk janë beteja të demokratëve, nuk janë beteja të qytetarëve të Elbasanit që presin ndryshimin
/Eugen Isaj/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit