Home Aktualitet Edi Paloka ka...

Edi Paloka ka të drejtë, por t’ia thotë Berishës dhe Metës!

2
0

-Shkruar nga Edi Paloka-

Edhe një herë pas Rrogozhinës dua të kujtoj çfarë kam thënë kohë më parë.

Nëse kjo qeveri e korruptuar e kriminale nuk rrezohet me çdo mënyrë, atëherë vetëm të zeza e presin këte vend. Por kjo mund të ndodhë vetëm kur shqiptarët të kuptojnë se për të pasur drejtësi e për të jetuar me dinjitet, duhet luftuar e sakrifikuar.

Boll u justifikuat se nuk ngriheni për karrigen e këtij apo atij politikani! Ngrihuni për të drejtën dhe dinjitetin tuaj e pastaj “karriget” jepjani atyre që mendoni se e meritojnë! Po nëse nuk ngriheni të rrëzoni këta monstra me pushtet, asgjë e mirë nuk do të vijë vetë. E keqja do të trokasë në derën e të gjithëve .

Në gjithë botën e qytetëruar, popujt ngrihen vetë për të drejtat e tyre. Nuk i organizon asnjë parti protestat, as në Francë, as në Itali, as në Greqi e askund… Vetëm shqiptaret presin nga partitë e ca me keq kur opozita i thërret në protesta, fillojnë e gjejnë justifikime se nuk dalin në protestat e organizuara nga ky apo ai.

Ngrihuni për vete pra dhe për fëmijët tuaj, ndryshe do të jetë vone kur ta shihni se e keqja ka ardhur dhe në derën tuaj!/Edi Paloka/

Shënim i redaksisë: Të drejtë ka Edi Paloka, por le t’ja thotë këtë Sali Berishës dhe Ilir Metës që kur thërrasin protesta me shumë e kanë mendjen se kur mbaron të mos thyejnë asnjë xham, pasi frikësohen se mund të flasin ambasadat. Apo kur dalin nga protesta disa deputete të PD pyesin se si u duka kur fola, “dola mirë, si mu duken flokët”!

Ndaj nuk del njeri më në protesta!

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit