Home Aktualitet Edi Rama në I...

Edi Rama në Itali, pensionet dhe integrimi në qendër të bisedimeve. Draghi i lavdëron pikturat

363
0

Në qendër të bisedimeve të kryeministrit Edi Rama dhe homologut italian, Mario Draghi, janë pensionet e shqiptarëve atje dhe procesi i integrimit. Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur në Romë, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar, Rama tha se po ashtu u fol edhe për shkollën italiane të magjistraturës.

”Folëm për integrimin europian, që të mund të çelim një korsi që të rinjtë të integrohen më shpejt në Europë se sa vendet e Ballkanit Perëndimor. I kërkova kryeministrit një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve ka shumë shqiptarë që punojnë në Itali. Folëm për sigurinë, drejtësinë dhe këtu kemi mundësi për të zhvilluar projekte që të tërheqin më shumë të rinjtë drejt arsimimit, si p.sh, në shkollën italiane të magjistraturës apo policisë”.

Kryeministri italian dha mbështetjen e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa përjashtoi mundësinë e ndarjes në dy procese të ndryshme integrimi të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Italia e ndjek nga afër procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Italia do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë të saj. Edhe bashkëpunimi në Gjyqësor dhe siguri ecën shumë mirë dhe sot folëm për këtë. Mund të them se Italia do t’i japë një mbështetje të plotë Shqipërisë”. Kurse Rama e falënderoi Draghin për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, ndërsa e ftoi për një vizitë në Tiranë.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook momentet e veçanta nga vizita e tij ditën e sotme në Itali. Rama ka falënderuar homologun e tij italian për mikpritjen duke i dhuruar librin e tij me piktura. Draghi duket se e ka pritur shumë mirë dhuratën dhe ka komplimentuar Ramën se është i veçantë si Kryeministër për artistin që është. ”Pikturat janë të shkëlqyera”,-shprehet Draghi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit