Home Aktualitet Ekspertët e N...

Ekspertët e NATO-s do të hetojnë shkaqet e zjarrit në spitalin COVID në Tetovë

93
0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie për zjarrin në spitalin COVID në Tetovë, ndërsa vendosi të pranojë ekspertë të NATO-s për të hetuar shpërthimet dhe zjarrin në spital.

Në këtë drejtim, Qeveria miratoi një përfundim me një rekomandim që ekipet e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë të vihen në dispozicion maksimal të prokurorisë në procedurat hetimore. Qeveria udhëzoi institucionet kompetente që të përcaktojnë se çfarë lloj ndihme dhe mbështetje shtesë nevojitet për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve, në mënyrë që ajo të ofrohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, thotë Qeveria.

E enjte, e premte dhe e shtunë është shpallur ditë zie dhe gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë Veriore do të ngrihet në gjysmështizë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit