Home Euro 2020 “Eriksen mund...

“Eriksen mund të mos luajë më futboll si profesionist”

8
0

Të gjithë u shokuan dje nga rrëzimi i papritur i Christian Eriksen pas një arresti kardiak, por fatmirësisht ai ia hodhi dhe është mirë. Kardiologu anglez, Scot Murray, thotë se ky mund të jetë fundi i karrierës për të.

Edhe për një fakt tjetër, Eriksen nuk mund të luajë më me Interin, për shkak se në Itali nuk lejohen të luajnë lojtarët që kanë pësuar atak kardiak.

“Ndoshta është fundi i karrierës së tij. Italianët ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj.

Ata e kanë bërë atë për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga sulmet kardiake në sport nga mbi 3 për qind, në më pak se një për qind”, tha Murray.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit