Home Sporti Europa League...

Europa League/ Sfidë e ndezur Roma-Feyenoord, Juvja kërkon gjysmëfinalen

36
0

Sot në mbrëmje do të përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste në Europa League. Feyenoord pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Romën synon të kualifikohet në Olimpico, një ndeshje që pritet të jetë e ndezur dhe në shkallët e stadiumit.

Shumë interesante ndërkohë është dhe përballja mes Sevilla-United, ku ndeshja e parë në Old Trafford përfundoi me rezultatin 2-2. Skuadra spanjolle cilësohet si “specialiste” në këtë kompeticion dhe është më e favorizuar dhe për shkak se do të luajë në shtëpi.

Juventus do të përballet me Sporting pas fitores minimale në shtëpi. Bardhezinjtë kanë avantazhin e ndeshjes së parë, gjithsesi skuadra portugeze në duelin e parë tregoi se i ka elementët për t’ia vështirësuar misionin ekipit torinez.  Në duelin tjetër, Leverkusen sfidon belget e Unionit pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Image

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit