Home Aktualitet Fëmijëve të P...

Fëmijëve të Pëllumbit u rrezikohet jeta në qeli? Basha: Policia të mos i arrestonte

569
0

Duket se shteti është i pafuqishëm që të zbërthejë vrasjen dhe groposjen e Pëllumb Metës. Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha ka folur për ngjarjen më tragjike dhe misterioze në vitet e fundit Për të ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është se familjarët nuk ndiejnë pendesë dhe janë të ftohtë.

Ai tha se fëmijët nuk duhej të arrestoheshin, por duhej të monitoroheshin ose provokoheshin nga policia, në mënyrë që të zbulohej dhe komunikimi që ata do të kishin me njëri-tjetrin për deklaratat dhe mbrojtjen që do t’i bënin vetes.

”Duke i mbajtur nën përgjim, mund të zbulonin kush është autori, përmes diskutimeve. Ata do diskutonin mbi mbrojtjen që do bënin, mbi autorin që do i linin fajin dhe si do maskoheshin”, u shpreh ai duke folur për “Breaking” në Top News.

I pyetur nëse fëmijët, të cilët ndodhen në paraburgim, rrezikojnë nga ndonjë hakmarrje, ai tha se mirë do të ishte që policia t’i mbante në ambiente më të veçanta dhe distante nga të burgosurit e tjerë.

”Nuk përjashtohet mundësia që dikush nga të burgosurit e tjerë të ndërmarrë ndonjë akt dhune apo dhe më tej, kundër këtyre personave. Të paraburgosur, apo burgosur me një problematikë të tillë, duhet bërë një trajtim veçmas dhe mbajte e kufizuar në kontakte me të burgosurit e tjerë”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit