Home Bota Gay Pride, Tu...

Gay Pride, Turqia ndalon marshimin për të shtatin vit radhazi

18
0

Turqia ndalon për të shtatin vit radhazi, Gay Pride. Marshimi ishte planifikuar për nesër në lagjen Maltepe, në periferinë aziatike në Stamboll, por autoritetet e konsideruan atë “të papërshtatshëm”. Sipas tyre, kjo mund të kishte çuar në “ngjarje dhe veprime provokuese”.

”Nuk do të mund të parandalojnë njerëzit LGBT të mblidhen”, thonë organizatorët. Nuk është hera e parë në Turqi. Deri në 2014, Pride mblodhi mijëra njerëz paqësisht në rrugë, por që nga viti pasues marshimi u ndalua dhe reagimi i policisë ishte shumë i ashpër.

Në Azi ka 21 vende ku është e paligjshme të valëvisësh flamurin e ylberit. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe Irani, Afganistani dhe Jemeni, një shtet në të cilin asnjëherë nuk është mbajtur një procesion i Pride, madje edhe jozyrtarisht. Në të gjitha këto, edhe në ato dukshëm më moderne, Sheriati është në fuqi, ligji i shenjtë Islamik i cili ndalon çdo lloj sjelljeje homoseksuale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit