Home Sporti Giroud: Shpre...

Giroud: Shpresoj të shënoj dhe fitojmë derbin ndaj Interit

28
0

Të dielën në Seria A do të luhet Derbi i Madoninës, që vë përballë Milanin dhe Interin. Duke folur para duelit Oliver Giroud beson në një rezultat pozitive. Sulmuesi francez pritet të luajë derbin e parë në Milano, ndërkohë që shpreson që të lërë gjurmë me gol.

“Një emocion i veçantë, një ndeshje për të fituar për tifozët tanë . Personalisht jam i lumtur që e luaj për herë të parë. Shpresoj në fitore, e cila do të ishte gjëja më e rëndësishme. Nëse do shënoj, do të jem i lumtur , veçanërisht sepse do të jemi në stadiumin tonë, edhe nëse shënon dikush tjetër përsëri jam i lumtur, nëse arrijmë të fitojmë.

Ibrahimovic? Me të kam një raport special dhe shumë të mirë. Është një person pozitiv dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo moment. Ndoshta nga jashtë duket ndryshe, por nuk është kështu në përditshmëri. Mund të luaj me të dhe të plotësojmë njëri-tjetrin në fushë”, deklaroi Giroud.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit