Home Aktualitet Gjesti njerëz...

Gjesti njerëzor që mungoi nga Berisha dhe Rama për vdekjen e babait të Bashës

1877
0

Lulzim Basha humbi njeriun e tij të dashur, babain.

Publikoi dhe një status, ku ndër të tjera shkroi: “Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur”.

Dhe si traditë njerëzore, e sidomos shqiptare, kur kanë fatkeqësi miqtë, kundërshtarët, por edhe armiqtë shkohet në ngushëllim.

Të vdekshëm jemi të gjithë në këtë botë!

Përplasja titanike dhe për jetë a vdekje mes  Berishës dhe Lulzim Bashës nuk do të thotë që të mos shkojë ish miku-armik për ngushëllim.

Përkundrazi e lartëson “armikun” që shkon për vizitë.

Ndaj kjo që po ndodh kur Sali Berisha nuk shkon për ngushëllim te Basha tregon se lufta mes tyre ka kaluar edhe kufijtë e njerëzores dhe tokësores.

Edhe fakti tjetër që kryeministri Rama ndjek të njëjtën linjë berishiane në këtë rast tregon se hipokrizia në parlament, kur i drejtohet “Luli im i nderuar” mbetet një slogan që duhet për të mbajtur pushtetin e jo si respekt real.

Lulzim Basha mund të ketë gjithë fajet e Zotit, por në fatkeqësi nderohet vdekja e njeriut të kundërshtarit.

Ndaj Berisha duhet të ngrihet mbi inatet e tij.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit