Home KRYESORE Gjykata vendo...

Gjykata vendos kundër ish presidentit Trump, gjobë prej 355 milionë dollarësh

661
0

Një gjykatës në Nju Jork vendosi të premten kundër ish presidentit Donald Trump, duke e gjobitur me 364 milionë dollarë për atë që gjykatësi e quajti një skemë shumëvjeçare për të mashtruar bankat dhe të tjerë, nëpërmjet deklaratave financiare që frynë artificialisht vlerën e pasurisë së ish-presidentit.

Gjykatësi Arthur Engoron e dha vendimin pas gjyqit që zgjati dy muaj e gjysëm, gjatë të cilit kandidati kryesor republikan për president dëshmoi se është bërë viktimë e një sistemi të manipuluar ligjor.

Dënimi i ashpër është një fitore për prokuroren e Nju Jorkut, Letitia James, e zgjedhur nga radhët e demokratëve, e cila ngriti padi ndaj ish presidentit Trump, për atë që e quajti jo thjesht një mburrje e padëmshme, por vite të tëra praktikash mashtruese, ndërsa ai shtonte koleksionin e godinave të larta, fushave të golfit dhe pronave të tjera në shumë vende të botës, të cilat e ndihmuan për të fituar famë dhe në vazhdim Shtëpinë e Bardhë.

Avokatët e Trumpit patën thënë që përpara dhënies së vendimit se do ta apelonin atë.

Vendimi pritet të luajë rol të rëndësishëm në një javë të ngarkuar dhe të rëndësishme për kalendarin e ardhshëm gjyqësor të ish presidentit.

Prokurorja James pati kërkuar gjoba prej 370 milionë dollarësh dhe ndalimin e Trump dhe personave të tjerë për të bërë biznes në shtetin e Nju Jorkut.

Gjatë gjyqit u pyetën rreth 40 dëshmitarë, ndër ta edhe vetë zoti Trump. Argumentat përmbyllëse ishin bërë në datën 11 janar. Procesi u drejtua nga një gjykatës i vetëm, pasi juritë gjyqësore nuk lejohen në këtë shtet për padi të tilla dhe as zyra e prokurores dhe as avokatët mbrojtës nuk kërkuan juri. /VOA/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit