Home Sporti Grabiti vilën...

Grabiti vilën e Ronaldos, rrëfehet “skifteri” shqiptar: Messin nuk e vodha sepse kisha respekt!

43
0

Në Spanjë, futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve. Në disa prej rasteve grabitësit kanë qenë shtetas shqiptarë, të cilët veprojnë në zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia dhe Barcelona.

Pikërisht njëri prej “skifterëve” shqiptarë më në zë, i cili njihet me nofkën “Alberto” është rrëfyer në një intervistë për gazetarin Carlos Quílez, në podcastin ‘Sumario Abierto’ të gazetës spanjolle El Español.

Fillimisht grabitësi shqiptar, i cili pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 “skifterësh” ka rrëfyer grabitjet në shtëpitë e Benzema, Ronaldos dhe Johan Cruyff.

“Ne grabitëm Benzema. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por gjërat që gjetëm nuk ishin joshëse“, tha Alberto.

Më pas ka treguar se në vitin 2012, hynë në shtëpinë e Cruyff, pa e ditur se ishte e tija dhe se dolën prej aty me vetëm 20.000 euro sende të vjedhura. Sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp dhe arritën të kuptonin se me kë kishin të bënin.

Më pas ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi. Kreu i bandës së grabitësve nga Shqipëria dhe Kosova, i cili aktualisht është në arrati tha se shmangu “pleshtin” argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumë respekt për të.

“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë.

Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin mendim, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë… Për aq sa kam mundur t’i ndaloj jam shumë krenar”, deklaroi ai për mediat iberike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit