Home KRYESORE Grida Duma pë...

Grida Duma përplaset ashpër me Bejkon: Ika kur u çmendët të gjithë në PD

1851
0

Grida Duma ka debatuar ashpër me kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, sa i përket humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Pjesë nga debati:

Bejko: Ka një trend nga 6-10% Partia Demokratike mes këshillave të bashkive…

Duma: O Landi, ke zbritur deri nën Arlind Qorin, që s’paska parti sipas teje.

Bejko: Pse ça doni juve?

Duma: Duam atë që thotë Zheji, flisni njëherë të vërtetën more, sepse mbetëm duke folur ne të tjerët të vërtetën për ju.

Bejko: Unë flas të vërtetën time, se po na çmendni fare…

Duma: Jo mor jo, juve jeni të çmendur mo. Jeni të çmendur në një moment që kërkoni të bëheni realitet, duke i thënë atij tjetrit pse nuk ekzistoj unë. Ore është puna juaj…

Bejko: Si thotë njeri atij tjetrit pse nuk ekzistojmë. Edhe njëherë unë thash, shqiptarët bënë shumë mirë që i treguan vendin dhe ai mori atë që meritonte.

Duma: Kujt mo?

Bejko: Sali Berishës, Ilir Metës dhe të tjerëve me radhë…

Duma: Ty mor ty, Partisë Demokratike i treguan vendin. Është turpi i Partisë Demokratike 12 mijë e 322 votues. Ti je i sakrifikuar, se kam me ty unë, por mbërritja në këtë gjendje është turp i Partisë Demokratike.

Bejko: Ajo parti që u bë ashtu, u bë nga ai që i kemi dhënë gjithçka në 32 vite. Këtë po të them.

Duma: Pse se bëtë juve më të mirë?

Bejko: Ku ta gjejë unë kohën ta bëjë më të mirë?

Duma: Ku ta gjesh ë? Te përgjegjësia që ke marrë përsipër pra.

Bejko: Kam një muaj që jam futur atje, atë që mora përsipër e solla rezultatin aty. E mora logon ditën e fundit që shpërtheu fushata elektorale.

Duma: Po pse more ditën e fundit, ti që kishe deputetët dhe kishe gjithçka?

Bejko: Kush e kishte? Ik dhe kërkoua atyre që e kishin. Merri dhe ftoj në studio, unë misionin tim e bëra. Unë kam artikuluar aty një fushatë ekselente.

Duma: Ore ti the do të marr kandidimin që të mos japë dorëheqjen Enkelejdi se zhdukemi.

Bejko: Po, shpëtova partinë.

Duma: Si e ke realizove?

Bejko: Partia ka shpëtuar.

Duma: Këtu? E turpëruar. Jo ti, ti përsëri për mua je njeri i sakrifikuar.

Bejko: E keni shumë gabim, shumë gabim.

Duma: E turpëruar, e shkatërruar totalisht.

Bejko: Ajo parti do të ngrihej sërish po të qëndroje ti atje, po të qëndronte tjetri atje…

Duma: E morët këtu (lartë) dhe e çuat këtu (ulët fare).

Bejko: Bashkë, Grida bashkë.

Duma: Po po, bashkë edhe unë. Unë kur e pashë që ishin çmendur që të gjithë, ju lashë të iknit në çmendurinë tuaj, as që ka diskutim fare.

Bejko: Po të ishim të gjithë bashkë, do të ishte 20%.

Duma: Ku do jemi të gjithë bashkë mo, me ata që s’kanë as mendësi, as vision dhe janë më keq se Sali Berisha? Ik ore andej. Jo vetëm ik, por ju kanë zhdukur Landi. Po, po, po, ju kanë zhdukur.

Bejko: Do ta shikosh si do të ngrihet PD-ja.

Duma: As që ka diskutim fare, po të çmendur ore të çmendur.

Bejko: Unë bëra timen.

Duma: Bëhet realitet politik duke i thënë tjetërit ik?! Ore jeni në terezi juve apo jo?

Bejko: Kush po i thotë ik? I tha populli shqiptar moj, jo unë. Unë po kam dëshirë që ai të iki në shtëpi, por s’i thashë unë, i tha populli.

Duma: Cili popull mo, populli e ka votuar 35 këtë në raport me ty.

Bejko: Populli shqiptar e kanë votuar 53 mijë banor.

Duma: Po ç’më duhet populli mua, unë po flas për Bashkinë e Tiranës ku kandidove ti, jo popullin. Ti zero.

Bejko: Unë do ta fillojë nga e para. Ashtu qe edhe Meloni me 4%, por tani po drejton Italinë.

Duma: Ohuuu… Mbeti Meloni te ju, ju që përveç teje nuk del njeri tjetër.

Bejko: Do ta shikosh, do ta shikosh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit