Home Aktualitet Gruaja vr*u v...

Gruaja vr*u veten, por burri Xhemal Loka mohon akuzat: E bëri për shkak të bullizimit në TikTok

353
0

41-vjeçarja Bedrie Loka vrau veten dhe shoqëria shqiptare është e tronditur thellë. TikTok-u është pista kryesore. Xhemal Loka i arrestuar pasi dyshohet se shtyu gruan e tij Bedrie Lokën drejt vetëvrasjes, është marrë në pyetje sërish nga policia.

Ai kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. 45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën. ”Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bullizimit në Tik Tok”,-ka deklaruar ai.

Lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë. Nuk ka dhënë asnjë përgjigje, bëjnë të ditur në policinë e Durrësit.

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.

Kjo ngjarje e rëndë ka zgjuar shoqerinë shqiptare nga përdorimi i Tik-Tok-ut si dhe dhunën ndaj femrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit