Home Aktualitet Hapet tuneli ...

Hapet tuneli i fundit te sheshi Shqiponja, ARRSH: Si do të ndryshojë lëvizja e mjeteve

85
0

Duke filluar nga dita e nesërme, ndryshon lëvizja e mjeteve te Sheshi Shqiponja, pasi është hapur tuneli i pestë dhe i fundit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar si do të realizohet lëvizja e mjeteve.

– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.

– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit