Home KRYESORE Rama batuta m...

Rama batuta me Veliajn: Lali Erin e duan të gjithë, ka lindur me këmishë

465
0

Në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit, kryeministri Edi Rama dhe kandidatët e PS për 61 bashkitë e vendit mbollën në mënyrë simbolike edhe nga një pemë në Parkun Europa, pranë Sheshit Skënderbej. Por, edhe këtë radhë nuk munguan batutat e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Do e nisim sot këtu me 61 pemë nga donacioni ynë për Bashkinë e Tiranës dhe Lali Erin, që ka lindur me këmishë se e duan të tërë, jo vetëm ne që i dhurojmë pemë për fushatë, por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur.

Nuk e di si ndodh kjo! Madje, këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Shikoni për shembull kur thotë: Do ju bëj transport falas. Mua më duket tamam sikur thotë ‘po ma gjete fizarmonikën, unë do ju bëj një xhiro pa lekë’!”, tha Rama.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit