Home Aktualitet Harxhi: Rama ...

Harxhi: Rama po mendon të bëhet President. Bardhi e Alibeaj shërbejnë si ministra

265
0

Edith Harxhi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit e quan “Teatër Politik” procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Për të Alibeaj dhe Bardhi po përdoren nga Balla e Rama. Sipas Harxhit, Rama ka menduar që të bëhet president, por nuk i kanë dalë llogaritë.

”Alibeaj, Bardhi dhe disa të tjerë janë kthyer në vegla të Ballës, të Ramës, nuk po reshtin së abuzuari në emër të PD-së, duke u nxitur nga marrëveshje personale apo nga marrëveshje që Basha mund të kishte bërë edhe më parë.

Këta kanë mision, ai është i qartë. Në njëfarë mënyre, ata shërbejnë si ministra të Edi Ramës. Unë e quaj teatër politik të gjithë këtë skenë që po luhet tashmë me presidentin e Republikës.

Rama e ka në xhep. Prej kohësh, ai e ka në kokën e tij se kush do të jetë presidenti i ri i vendit. Për një moment mund t’i ketë shkuar në mend edhe atij vetë që mund ta bënte këtë detyrë edhe vetë. Ndoshta nuk i kanë dalë llogaritë”, tha Harxhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit