Home Euro 2020 Hungaria ndal...

Hungaria ndal Kampionët e Botës në Budapest, Francën

4
0

Franca nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Hungarisë. Në Budapest, skuadra e Deschamps vuan jo pak presionin nga tifozeria vendase. Ndeshja nisi më mirë për “gjelat” që ju afruan golit me Benzema në minutën e 14-të, por që do të ndalej nga një pritje mjaft e mirë e Gulasci.

Në të 31-ën, është Mbappe që shërben një asist fantastik për Benzema, por sulmuesi i Realit e dërgon topin jashtë kuadratit. Kur pritej goli nga Franca, ai erdhi nga vendasit. Në shtesën e pjesës së parë, Fiola del mjaft mirë në aksion personal, shmang dhe Varane dhe më pas arrin që të mposhtë portierin Lloris.

Franca hidhet e gjitha në sulm në fillimin e pjesës së dytë. Në minutn e 66-të, pas një kundërsulmi të shpejt të Mbappe, mbrojtësi Orban gabon duke i dhuruar topin Griezmann, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Dembele i dha një tjetër ritëm lojës së francezëve duke goditur edhe shtyllën, ndërkohë që në minutat e fundit, Mbappe humbi një rast të mirë shënimi. Me këtë barazim Franca ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Hungaria mban gjallë shpresat për kualifikim.

Situata në këtë grup mbetet me të papritura, pasi Portugalia ka 3 pikë dhe luan sonte përballë Gjermanisë e cila ka zero pikë. Ndërkohë Franca ka 4 pikë dhe Hungaria 1 pikë.

/R.Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit