Home Bota Hungaria nuk ...

Hungaria nuk pyet për BE, miraton ligjin anti-LGBT

5
0

Përpos thirrje nga Bashkimi Europian, partia nacionaliste në pushtet e Hungarisë ka miratuar ligjin që ndalon përmbajtjen në lëndët mësimore apo edhe reklamat që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka paralajmëruar Hungarinë që t’a shfuqizojë menjëherë këtë ligj pasi do të përballen me forcën e plotë të ligjit të BE. Hapa të tillë mund të nënkuptojnë ndëshkim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe ngrirjen e fondeve të BE për Budapestin.

Von der Leyen është shprehur se BE nuk do të qëndrojë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten zona të lira nga LGBTQ. Ajo është shprehur se Evropa kurrë nuk do të lejojë që kjo pjesë e shoqërisë të stigmatizohet. Kritikët e shohin atë si sulm mbi të drejtat e komunitetit LGBTQI.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit