Home Aktualitet I dehur në ti...

I dehur në timon, arrestohet shoferi i mikrobusit me 18 pasagjerë në Berat

36
0

Në mesin e 23 shoferëve të arrestuar në 24 orë nga Policia e Shtetit, është edhe drejtuesi i një mikrobusi, E.Ç, 35-vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi u kap në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin me 18 pasagjerë. Nga matja me aparatin drager rezultoi testi i parë në masën 1.07 mg/l dhe testi i dytë 1.09 mg/l. Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit