Home Sporti Icardi drejt ...

Icardi drejt largimit nga PSG, 3 skuadra të mëdha bëjnë gati ofertën

103
0

Mauro Icardi nuk është më në planet e PSG për këtë sezon, duke bërë që sulmuesi të nis të mendojë për një largim të mundshëm që në muajin janar. Disa klube kanë shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas.

Juventus, Milan dhe Tottenham janë të gatshme që të bëjnë një ofertë për sulmuesin. Milan e sheh Icardin si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimoviç, por do të jetë një derbi italian me Juventus për shërbimet e ish-sulmuesit të Inter.

Këtë sezon Mauro Icardi është aktivizuar në 8 ndeshje në kampionat duke gjetur 3 gola. Sulmuesi kërkon më shumë hapësira, të cilat mund t’i garantohen nga 3 skuadrat që kanë bërë gati ofertën për të.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit