Home Sporti Boterori i Katarit Inteligjenca ...

Inteligjenca Artificiale zbulon formacionin më të mirë të Kupës së Botës

945
0

Kualiteti dhe sasia e aksioneve në të cilat kanë marrë pjesë lojtarët, janë dy kriteret me të cilat Inteligjenca Artificiale, Olocip ka zgjedhur 11-tshen më të mirë të Kupës së Botës në Katar.

Olocip sqaron se një lojtar vlerësohet pozitivisht nëse në aksionin ku ka marrë pjesë janë rritur shanset e skuadrës së tij për të shënuar gol, apo në rastin e një mbrojtësi nëse ia ka dalë të zbusë rrezikun për portën e tij.

Lojtari më i vlerësuar në formacionin e Inteligjncës Artificiale rezulton Kylian Mbappe që në Botëror fitoi Këpucën e Artë falë tetë golave të shënuar, ndërsa në llogarinë e tij janë edhe dy asiste.

Nga skuadra e Francës gjithashtu bëjnë pjesë edhe Theo Hernandez me Tchouameni, ndërsa në qendër të mbrojtjes bie në sy dyshja e Kroacisë, Lovren me Gvardiol.

Në portë, si më i miri turneut rezulton Noppert i Holandës, ndërsa pjesë e 11-tëshes janë Hakimi, Kovacic, Saka si dhe Julian Alvarez dhe Lionel Messi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit