Home Sporti Inter ”...

Inter ”kërcënon” rivalët në Serie A, lautaro përkrah legjendave Milito dhe Vieri

83
0

Kreu i Serie A mbetet sërish pronë e Interit. Zikaltërit nuk hasën aspak vështirësi në javën e 16-të, për të thyer Udinezen 4-0 dhe qëndruar kështu në komandën e kampionatit. Një sfidë e dominuar totalisht nga skuadra e Simone Inzaghit, që tregoi edhe njëherë se pretendimet për titullin kampion janë të mëdha në këtë sezon. Tre gola për 10 minuta nga ana e nënkampionëve të Europës.

Nota të mira për futbollistët zikaltër, me Hakan Çahanollu që zhbllokoi shifrat dhe më pas asistoi për Dimarcon. Mesfushori tregoi saktësi nga 11 metërshi, duke e shndërruar në gol të 10-in me fanellën e Interit. Saktësi e përsosur prej tij, për të qenë lojtari që nuk gabon asnjëherë në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Për Dimarcon, ky ishte goli i tretë në këtë sezon, teksa ka qenë vendimtar me 4 asistime. Tek goli u rikthye edhe Marcus Thuram, që po përmbush siç duhet largimin e Lukakut. I gjashti gol për të në sezonin e parë në Milano dhe i dyti radhazi, duke qenë gjithnjë e më vendimtar për skuadrën. Llogaritë e kësaj sfide i mbylli i përhershmi, Lautaro Martinez.

Argjentinasi bëhet i treti futbollist që prej vitit 2000 që shënon 28 gola në një sezon të vetëm me Interin, duke iu bashkuar legjendave si Diego Milito dhe Christian Vieri. Rekord edhe për portierin, Jan Somer, i cili bëhet i pari portier që nuk pëson në 10 ndeshje nga 15 ndeshjet e para në kampionatin italian. Tashmë, Interi qëndron në 2 pikë më shumë se Juventusi, teksa sfida e radhës do jetë ndaj Lazios.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit