Home Sporti Interi gati t...

Interi gati të “blindojë” Skriniar me kontratë të re për 5 sezone

48
0

Pasi dështoi në arritjen e objektit për të rrëmbyer Bremer nga Torino, Interi tashmë është përqendruar në ofrimin e një kontratë të re për Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak fillimisht ishte në listën e largimeve, teksa pati kontakte të shumta me ekipin e PSG, por asgjë nuk u konkretizua. Skuadra franceze ofroi 60 milionë euro, ndërkohë që Interi kërkonte të paktën 70.

Tashmë “Corriere della Sera” raporton se Interi i ka paraqitur një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse për 5 vitet e ardhshme. Me shumë mundësi sllovaku do të firmosë, ndërkohë që Interi mund të heqë dorë prej tij vetëm nëse vjen një ofertë e lartë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit