Home Sporti Inzaghi: Të n...

Inzaghi: Të ndërgjegjshëm për forcën tonë, në derbi nuk ka favorit

51
0

Fundjava në Seria A rezervon një ndeshje të madhe mes Interit dhe Milanit. Në prag të derbit, trajneri Simone Inzaghi foli në konferencë për shtyp duke u shprehur se në këtë duel nuk ka asnjë favorit.

“Do të jetë një periudhë intensive dhe stimuluese, përballë shumë kundërshtarëve prestigjiozë radhazi. Derbi është ndeshje me shumë ndjenjë dhe ne jemi të vetëdijshëm, të fokusuar dhe shpresoj që djemtë të luajnë me mendje të lirë dhe të vetëdijshëm. Mendoj se jo, ne pamë se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë kur ishim në -7. E rikuperuam diferencën. E dimë se çfarë është derbi për tifozët, por ka 15 ndeshje dhe 45 pikë për të luajtur.

Kemi nisur një rrugëtim të gjithë së bashku me vetëdijen se do të ketë të panjohura. Kemi punuar për të bërë më të mirën, nuk duhet të lëmë vigjilencën tonë dhe të jemi të përgjegjshëm nga këtu deri në fund.

Favorit? Nuk ka kurrë favorit në derbi, aq më tepër në këtë derbi me dy skuadra shumë të forta dhe të organizuara. Motivimet dhe episodet do të bëjnë diferencën, duhet t’i trajtojmë në mënyrën e duhur.

Mendoj se renditja është shumë e vërtetë. Unë konsideroj Milanin, Atalantën, Napolin dhe Juventusin që për mua ishin favoritët në verë dhe në dy muajt e fundit po bëjnë një rrugëtim të madh. Përveç kësaj, ata kanë bërë një transferim të madh. Ka ende shumë pikë për të luajtur”, deklaroi Inzaghi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit