Home Aktualitet Jorida Tabaku...

Jorida Tabaku: Do nxjerrim kandidatët më të mirë dhe me integritet në zgjedhjet e 6 marsit

358
0

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka thënë se në zgjedhjet e pjesshme vendore, PD do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë dhe me integritet.

Në komunikimin me gazetarët, Tabaku tha se nuk janë vetëm këto 6 bashki, por sipas saj, ka edhe të tjera që drejtohen nga njerëz të lidhur me krimin.

Zgjedhjet lokale të 6 marsit tregojnë faktin, që ne e kemi thënë me vite, e kemi përsëritur sa herë, të degradimit të pushtetit të Edi Ramës, të lidhjes së pushtetit me krimin. Unë jam e sigurt, nga informacionet që kemi, që ka dhe të tjerë me lidhje kriminale. PD do të prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje, me kandidatët me integritet më të lartë. Ne kemi aleancë me qytetarët. E rëndësishme është që PD do të përfaqësojë vullnetin e atyre 670 mijë qytetarëve, që e votuan”, tha Tabaku.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit