Home Sporti Juventus fito...

Juventus fiton në “frymën e fundit” ndaj Frosinones, vendos goli i Ruganit (VIDEO)

60
0

Juventus rikthehet te fitorja në kampionat pas katër javëve dhe e bën në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A ndaj Frosinone-s. Sfida e luajtur në “Allianz Stadium” u mbyll me rezultatin 3-2.

Goli i parë erdhi në minutën e 3-të me Vlahovic që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asitit të dhuruar nga McKennie. Miqtë nga ana tjetër gjetën barazimin në minutën e 14-të, me Cheddira-n që shënoi me kokë.

Në minutën e 27-të, Brescianini shënoi golin e dytë për Frosinone-n, që mori avantazhin momental. Vetëm pesë minuta më pas dyshja McKennie-Vlahovic u bënë sërish protagonistë për vendasit, duke shënuar golin e barazimit.

Në pjesën e dytë, Juventus provoi në raste të shumta për të shënuar një tjetër gol, i cili do të vinte në sekondat e fundit me mbrojtësin Rugani. Juventus mban vendin e dytë me 57 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit